Filipçe: Morëm AVIGAN për 100 pacientë

Të sëmurët me Kovid-19 në vend prej sot e kanë të kapshëm ilaçin “Favipiravir” (AVIGAN), ndërsa Komisioni për sëmundje ngjitëse i rekomandoi Qeverisë që të hapen kazinot, automat klubet dhe FLT aparatet në bastoret, të fillojë së funksionuari transporti publik në Tetovë dhe nga fundi i kësaj jave të hapen palestrat e bodibilldingut dhe qendrat e fituesit në përputhje me protokollet tashmë të përcaktuara. Për hapjen e kufijve do të bisedohet në mënyrë plotësuese gjatë ditës së sotme dhe nesër, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Sot përmes ndihmës emergjente të pakthyeshme përmes Ambasadës së Japonisë e morëm ilaçin Favipiravir (AVIGAN) për vende të prekura nga Kovid-19, në partneritet me UNOPS – Zyrën e Projekteve të KB-be. Morëm AVIGAN për 100 pacient. Bëhet fjalë për terapi antivirusale që në Japoni përdoret për trajtimin e influencës në vitin 2014 dhe ende nuk është aprovuar që të jetë ilaç specifik për Kovid-19, por në rrjedhë janë studime të shumta klinike dhe nga përvojat në aplikimin tashmë ka rezultate mjaft të mira në shumë vende”, tha Filipçe në konferencën e sotme për media duke i shprehur falënderim Ambasadës së Japonisë.

Format gjenerike, shtoi ai, tashmë janë aprovuar në Rusi dhe në Indi, ndërsa përdoren edhe në vende të tjera në botë si ilaç oflejbëll, ndërsa që të jetë përfundimisht i konfirmuar nevojitet të përfundojnë studimet klinike, por megjithatë është evidente se ka rezultate të mira te pacientët në shumë vende dhe përshkruhet pas analizave të shumta të gjakut.

“Epidemia është ende në hovin e plotë. Gjendja në rajon tregon se praktikisht në të gjitha vendet ka rritje të rasteve. Kjo sërish na shpi drejt konstatimit se virusi është këtu, do të duhet të vazhdojmë së jetuari me të, të mësohemi me rregullat për mbrojtje personale dhe sipas atyre rregullave praktikisht do të funksionohet me siguri një periudhë të gjatë, jo vetëm sivjet, me siguri edhe vitin e ardhshëm. Ne katër muaj jemi në luftë me virusin korona, kemi bërë shumë për t’iu përgjigjur kësaj sfide shëndetësore botërore. Këtë do ta bëjmë edhe më tutje”, tha Filipçe.

Ai apeloi deri te partitë politike që t’i respektojnë masat dhe të jenë shembull për qytetarët se si mbrohet shëndeti.

Në 24 orët e fundit, siç bëri të ditur, janë bërë 665 testime, ndërsa janë regjistruar 90 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-36, Kumanovë-2, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-10, Veles-2, Manastir-2, Ohër-13, Gostivar-1, Krushevë-1, Koçanë-2, Probishtip-1, Shën Nikollë -2, Resnjë-6. Kanë ndërruar jetë nëntë persona prej të cilëve pesë nga Shkupi, dy pacientë nga Tetova, një nga Ohri dhe një pacient nga Gostivari. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 48 pacientë të shëruar nga: Shkupi-9, Shtipi-30, Tetova-1, Velesi-1, Gostivari-4, Strumica-1, Koçana-1, Probishtipi-1.

“Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 5.196, numri i pacientëve të shëruar është 1.974, i të vdekurve 247, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend arrin 2.975. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 51.885 testime të Kovid -19. Nuk ka testime në kuadër të skriningut”, tha Filipçe.

Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, bëri të ditur ai, nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të regjistruara gjatë periudhës prej 12 deri 20 qershor pjesa më e madhe janë nga Shkupi 58,3 për qind dhe nga Tetova 14,2 për qind.

“Me këtë praktikisht dëshmohet fakti se këto dy qytete dhe rrethina e tyre janë praktikisht vatrat më të mëdha në shtet. Në qytetet tjera është regjistruar një numër dukshëm më i vogël i rasteve. Prej 12 qershorit janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha mbi 60 vjeç – 24,2 për qind. Megjithatë ka edhe persona më të rinj që janë të sëmurë nga 30 deri 39 vjeç – 19,4 për qind gjë që tregon se askush nuk është i kursyer, e as imun ndaj virusit. Lidhur me statistikën e rasteve të vdekjes janë regjistruar 65 raste në periudhën e njëjtë prej 10 qyteteve. Pjesa më e madhe e moshës mbi 60 vjeç – 83,1 për qind, ndërsa 58 e këtyre rasteve gjegjësisht 89 janë praktikisht raste që kanë sëmundje të shumta kronike”, sqaroi ministri i Shëndetësisë.

Në Klinikën infektive në 24 orët e kaluar janë pranuar 13 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 106 pacientë prej të cilëve me mbështetje të oksigjenit janë 49 pacientë dhe nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin e montazhit janë hospitalizuar 11 pacientë, në spitalin në Kozle një pacient i rritur, pozitiv ndaj Kovid-19. Deri sot në mëngjes në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të ri, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 132 pacientë prej të cilëve në makinë respiratore janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 33 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 20 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar 76 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19.

“Me këtë deri nesër në mëngjes numri i pacientëve të hospitalizuar është 379 ose përqindja e numrit të përgjithshëm të rasteve aktive, praktikisht 87 për qind të numrit të përgjithshëm të personave të diagnostikuar janë në shërbim shtëpiak ose praktikisht asimptomatik. Përkundër asaj që ka numër të madh të pacientëve të hospitalizuar ende ka kapacitet për akomodim në spitalet edhe atë në Manastir në repartin e tanishëm pesë vende të lira me potencial që të lirohen edhe më shumë kate në vetë spitalin, vende të lira ka edhe në Ohër, Kumanovë, në Gostivar nëntë, në Prilep 10, në Shtip ka 12 krevate të lira spitalore”, theksoi Filipçe.

Prej sot, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, fillon të organizohet në fazën përfundimtare edhe me punë të fillojë së funksionuari laboratori në spitalin në Manastir ku do të analizohen të gjitha mostrat e pacientëve të hospitalizuar këtu, por edhe nga rajoni me çka do të shkarkohet kapaciteti në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

“Në spitalin modular ka 60 krevate të lira dhe praktikisht është tërësisht i lirë, vetëm një pacient është vendosur në spitalin në Kozle që në disa ditët e fundit praktikisht është vendosur në funksion për trajtimin e pacientëve pozitiv ndaj Kovidit, i pajisur me pajisje përkatëse që është e nevojshme, si dhe numër përkatës të mjekëve që vijnë nga klinikat interniste, para së gjithash specialistë pulmologë që punojnë së bashku me ekspertët e atjeshëm, pra këtu do të vendosen jo vetëm fëmijë sikurse deri tani, por edhe të moshuar nëse ka nevojë. Përkundër faktit që ka kapacitet të mjaftueshëm spitalor, personeli mjekësor është me të vërtetë i lodhur. Ne për çdo ditë bëjmë edhe riorganizim të punës dhe rrotacione të personelit në mënyrë që pacientët të mund të marrin kujdesin përkatës dhe kjo deri tani po funksionon mirë. Sistemin mund ta mirëmbajm, por gjithsesi se nuk mund të durojmë pa ndihmën e qytetarëve dhe respektimin e masave nga ana e tyre”, tha Filipçe.

Sërish bëj thirrje, shtoi ministri i Shëndetësisë, deri te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e mbrojtjes, t’i ndihmohet para së gjithash vetvetes dhe të afërmve të tyre dhe gjithsesi të gjithë të punësuarve në sektorin shëndetësor.