Të gjitha shpenzimet në lidhje me KOVID-19 prej tani mund të shihen në faqen për transparencë financiare të Qeverisë

Të dhënat për të gjitha donacionet financiare dhe jofinanciare, si dhe të dhënat për të gjitha pagesat e buxhetit të bëra për përballjen me krizën mund të shihen publikisht në ueb-faqen për transparencë financiare të Qeverisë, kriza KOVID-19, informoi sot ministri përgjegjës për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski.

Mjeti është në në dispozicion në ueb-faqen e përmirësuar dhe në një vend I grumbullon të gjitha shpenzimet, subvencionet, donacionet dhe furnizimet publike për përballje me krizën KOVID.

“Me lidhjen e bazave të institucioneve me sistemin elektronik të furnizimeve publike qytetarët, mediat dhe të gjithë të interesuarit do të munden në një vend të informohen për të gjitha shpenzimet në lidhje me KOVID-19. Qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca janë një nga prioritetet thelbësore të Qeverisë në tre vitet e kaluara dhe në këtë drejtim është edhe ky mjet. Vetëm kështu ndërtohet sistem i besimit në institucionet përkundër makinerisë së lajmeve të rreme”, deklaroi Popovski.

Në ueb-faqe do të publikohen furnizime publike të bëra nga institucione në nivel qendror të cilat kanë të bëjnë me përballjen me krizën, të dhëna për donacione jofinanciare në llogaritë me dedikim të sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të dhëna për të gjitha pagesat nga buxheti të bëra si masa për përballje me krizën.

Përmirësimi I ueb-faqes është përgatitur nga kompania “Neksens” dhe ofron kontroll të hollësishëm të të gjitha donacioneve, raporte për pagesa nga buxheti për përballje me krizën KOVID-19, si dhe informacione për të gjitha furnizimet publike. Përgatitja, informoi ministri Popovski, është në bashkëpunim dhe ndihmë me USAID, IRI dhe nuk do të kushtojë asgjë.