MPB-ja me apel për respektim të rekomandimeve, 361 persona pa maska mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar (29/30.06.2020) në gjithë territorin e vendit lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 361 shkelje.

Ministria për Punë të Brendshme apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet të miratuara nga Qeveria me qëllim ballafaqimin me Kovid-19.