Komisioni evropian e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe e dorëzoi deri te Këshilli i BE-së.
Ky është vetëm projektversion dhe unë pres që në tetor të pranohet teksti final. Mirë është që kjo po ndodh gjatë kohës së kryesimit gjerman, të cilët janë pëkrahës të mëdhenj të rrugës sonë evropiane, deklaroi zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp para Sekretariatit për çështje evropiane. Bëhet fjalë për projekt-version, tha Osmani, që është bazë në të cilën vendet anëtare do t’i parashtrojnë qëndrimet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus.
Osmani: Presim që deri në tetor të pranohet teksti final i kornizës negociuese . “Me këtë do të merret pozitë finale e BE-së për përmbajtjen e kornizës negociuese, pas çka do të mund të caktohet dhe seanca e parë ndërqeveritare, gjë që paraqet edhe fillim formal i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Union”, tha Osmani. Ai sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit negociues, shpejtësia dhe përparimi do të varen nga vetë ne, si dhe se KE-ja do të ketë mekanizma që ta njohë dhe zvogëlojë qasjen deri te fondet e BE-së, nëse ka ngecje.
“Siç edhe pritet, kushtet për përparimin janë Kriteret e Kopenhagës, po po ashtu edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në draft kornizën drejtpërdrejtë potencohen marrëveshjet bilaterale në Greqinë dhe Bullgarinë, për të cilat priten rezultate të dukshme gjatë implementimit të tyre”, deklaroi Osmani. Në pajtim me metodologjinë e re, si posaçërisht të rëndësishme, Osmani i përmendi tre klauzolat – klauzola suspensive, klauzola për disbalanc dhe klauzola për reversibilitet.
“Me këto instrumente të reja gjatë negociatave, BE-së i jepet mundësi që nëse konstatohet se vendi nuk përparon në negociatat me intensitet të kënaqshëm, ka stagnim ose ngec, ta ndalë procesin e negociatave, ta kthejë sërish prapa përmes kthimit të disa benxhmarkave veçmë të kaluara, madje edhe të hapë kapituj ose klasterë veçmë të mbyllura. Më saktë, këto të a.q. instrumente ose klauzola ndëshkuese, Komisioni evropian do të mund t’i aktivizojë pas pikëpamjeve të tij ose me kërkesë të një shteti anëtar. Mund ta refuzoj vetëm me shumicë të cilësuar reverse, që do të thotë se të paktën dy të tretat të vendeve duhet të jenë kundër aktivimit të këtij mekanizmi ndëshkues, që të mos pranohet propozimi i Komisionit ose i një vendi anëtar”, sqaroi Osmani.
Është paraparë, tha Osmani, që klasteri i fundamenteve, ku krahas kapitujve kyçë 23 dhe 24, tani janë shtuar kriteret ekonomike, furnizimet publike, funksionaliteti i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën publike, të hapet i pari, ndërsa të mbyllet i fundit.