Për momentin nuk ka nevojë për ribalancim shtesë të Buxhetit. Ai është përshtatur për t’iu përgjigjur krizës, në të cilin janë përfshirë masa për mbështetje nga tre setet, i ka shkurtuar shpenzimet joproduktive, ka rialokuar mjete dhe të financohen nevojat plotësuese eventuale të rritura shëndetësore, që të rrjedhë pa pengesa mbrojtja sociale, pensionet, ndihma sociale, pagat dhe sigurisht kujdesi shëndetësor.
Këtë e tha ministrja e Financave, Nina Angellovska sot në një konferencë për shtyp ku theksoi se në fokus në periudhën e ardhshme është monitorimi i realizimit, të shohim se si do të shkojë, sepse pritet përmirësimi dhe ringjallja në tremujorin e tretë dhe nëse është e nevojshme sigurisht mund të ndërmerren hapa shtesë.
“Për momentin ai është përshtatur për t’iu përgjigjur kësaj krize, për t’iu përgjigjur çdo tronditje shtesë dhe kur diskutojmë se janë siguruar fonde për ekzekutimin e qetë të Buxhetit, kemi diskutuar që ekziston një amortizator i caktuar i fondeve shtesë, nëse duhet bëhet deri në fund të vitit një ribalancim tjetër dhe më tej të thellohet deficiti”, sqaroi ministrja.
Vlerësoi se është vepruar me përgjegjësi, shpejt, se është kryer një ribalancim në kohën e duhur, fondet janë siguruar deri në fund të vitit, në mënyrë që gjithçka të mund të bëhet pa probleme. Ne jemi të përgatitur, theksoi ajo, për një skenar më të keq, por ne po punojmë shumë që të ndodhë më e mira.
E pyetur për borxhin publik, ajo tha se në fund të tremujorit të parë ishte 50.7 për qind të BPV-së, por që pritej të rritet për shkak të tërheqjes së fondeve në bazë të kredive të nënshkruara. Deri në fund të majit, ishte 53.3 për qind e fondeve të tërhequra me kreditë e nënshkruara.
“Ne presim që ajo të rritet për shkak të tërheqjeve të mëdha, nga FMN në vlerë prej 176 milionë eurove të tërhequra në prill dhe tërheqje shtesë në qershor nga eurobono, që do të pasqyrohet në tremujorin e dytë. Borxhi publik do të rritet për të gjitha këto shuma që janë marrë dhe shpenzuar në vitin 2020”, tha ministrja.
Ajo theksoi se të dhënat publikohen rregullisht, tani është 2 korriku dhe është janë duke u përpunuar, por që ata do të përpiqen t’i publikojnë ato më herët.
Lidhur me kërkesën për miratim të një mase autonome, tha se ajo nuk mund të miratohet në këtë moment në përputhje me Kodin zgjedhor. Qeveria gjithmonë është përpjekur të plotësojë nevojat e komunitetit të biznesit, një kërkesë e tillë është e mundur të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve, konsideron Angellovska.