Zgjedhje sa më të suksesshme dhe formim sa më të shpejtë të institucioneve për fillim më të suksesshëm të negociatave, thotë Spasovski

Kryeministri Oliver Spasovski konsideron se nevojitet të zbatohen zgjedhje sa më të suksesshme më 15 korrik, ndërsa pastaj dhe sa më shpejt të formohen institucionet që të kemi fillim më të suksesshëm të negociatave për aderim në BE.

“Për ne është me rëndësi të kemi proces të lirë demokratik i cili do të përfundojë më datën 15 dhe sa është e mundur më shpejt të formohet qeveria e re. Sepse formimi i qeverisë do të kontribuojë që të përshpejtohet i gjithë ky proces i fillimit të negociatave. Të gjitha përgatitjet janë bërë rreth ekipeve të cilat duhet t’i udhëheqin negociatat në institucione. Megjithatë konsideroj se përgjegjësi para nesh dhe para qytetarëve qëndron që sa është e mundur më të suksesshme të jenë zgjedhjet dhe sa është e mundur më shpejt të formohen institucionet e shtetit dhe të sistemit dhe të mundemi më mirë të përballemi me krizën shëndetësore dhe ekonomike dhe së dyti të mundemi të kemi fillim të suksesshëm të negociatave për anëtarësi në BE”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, pasi dje Komisioni Evropian e dorëzoi propozim kornizën negociuese në shqyrtim në Këshillin e BE-së.

I pyetur për regjistrimin Spasovski deklaroi se pret pas zgjedhjeve dhe formimit të parlamentit dhe të qeverisë politike të gjitha këto çështje të cilat janë vonuar në mënyrë të justifikueshme apo të pajustifikueshme mes të cilave edhe regjistrimi i cili si detyrim hyn në paketën e parë – bazave nga korniza për negociata me BE-në.