ISHP: Sot regjistrohen 5 viktima, 78 raste të reja, shërohen 172 pacientë

Gjate 24 oreve te fundit jane regjistruar 78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Kovid-19 për 24 orët e fundit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 894 teste. Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Struga.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, në Kumanovë 4, Shtip 17, Tetovë 9, Strugë 3, Gostivar 5, Probishtip 3, dhe nga një rast kanë Dibra, Manastiri, Ohri, Kriva Pallanka, Koçani, Vinica.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë prej gjithsej 68.059 testimeve të realizuara, 7124 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3199 janë shëruar kurse 346 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë  3579 raste aktive me Covid-19.

-Shkup 26
-Kumanovë 4
-Dibër 1
-Shtip 17
-Tetovë 9
-Strugë 3
-Manastir 1
-Ohër 1
-Gostivar 5
-Kriva Palankë 1
-Koçani 1
-Probishtip-3,
-Vinicë 1
-Sveti Nikole 5

Ndërruan jetë pesë pacientë, tre pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një pacient nga Struga.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 172 persona të shëruar nga:

-Shkup 72
-Kumanovë 53
-Shtip 20
-Prilep 4
-Tetovë 10
-Veles 1
-Gostivar 5
-Probishtip 2
-Resnje 4
-Negotino 1

Deri më tani, janë kryer gjithsej 68.059 teste për COVID-19 në vend. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 7124, numri i pacientëve të shëruar është 3199, numri i atyre që humbën jetën është 346 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3579.