Koronavirusi, 3199 të shëruar dhe 3579 raste aktive

Koronavirusi, 3199 të shëruar dhe 3579 raste aktive

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 1.367 teste, ndërsa janë regjistruar 120 raste të reja me Kovid-19 në:Shkup-63, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-12, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë -1. Pesë pacientë ndërruan jetë, dy nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 125 persona të shëruar nga: Shkupi-82, Shtipi-1, Tetova-30, Struga-2, Manastiri-2, Gostivari-2, Koçani-4, Pehçeva-1, Resnja-1, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient i moshës 65 vjet. Në SPQ “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente e moshës 46 vjeçare te e cila prania e virusit është dëshmuar pas vdekjes. Në spitalin në Kozle ka ndërruar jetë një paciente e moshës 85 vjeçare. Në Tetovë kanë ndërruar jetë dy persona jashtë kushteve spitalore të moshës 78 dhe 76, te të cilët një nga të vdekurit është diagnostikuar me Kovid-19 pas vdekjes.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë arrin 7.244 numri i pacientëve të shëruar është 3.324, të vdekur janë 351, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3.569.Për momentin shpërndarja në qytete është si vijon:

  • Shkup 3487,aktivë 1.941
  • Kumanovë 805, aktivë 197
  • Dibër 116, aktivë 64
  • Shtip 394, aktivë 160
  • Prilep 283, aktivë 53
  • Tetovë 789, aktivë 373
  • Strugë 274, aktivë 173
  • Veles 198, aktivë 44
  • Manastir 63, aktivë 22
  • Ohër 209, aktivë 180
  • Kavadar 21, aktivë 15
  • Gostivar 173, aktivë 103
  • Gjevgjeli 12, aktivë 3(2 persona nga Gjevgjelia janë banorë të Bogdancit)
  • Strumicë 17, aktivë 9
  • Kriva Pallankë 17, aktivë 11
  • Radovish 4
  • Krushevë 7, aktivë 3
  • Koçan 75, aktivë 18
  • Probishtip 28, aktivë 17
  • Demir Hisar 2, aktivë 1
  • Makedonski Brod 6, aktivë 4
  • Pehçevë 6, aktivë 2
  • Berovë 3, aktivë 0
  • Vallandovë 6, aktivë 2
  • Vinicë 4, aktivë 1
  • Dellçevë 1,
  • Kratovë 5, aktivë 2
  • Sveti Nikollë 47, aktivë 42
  • Kërçovë 49, aktivë 40
  • Resnjë 122, aktivë 84
  • Negotinë 21, aktivë 5 (10 persona nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë).

Testet e bëra – 1367 janë bërë përmes: ISHP – 628, Avicena-100, Biotek-134,ASHAM – 115, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) –258, Sistina me PCR metodë – 116. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 69.426 testime për Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar shtatë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 87 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 51 pacientë, nuk ka pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 27 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe tre fëmijë pozitivë dhe dy të ndjeshëm në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 13 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 115 pacientë. Në aparat respirator janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 47 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 102 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup):

  • Çair – 373
  • Aerodrom – 154
  • Butel – 167
  • Gazi Babë – 192
  • Qendër – 144
  • Karposh – 158
  • Saraj – 140
  • Kisella Vodë – 108
  • Gjorçe Petrov – 109
  • Studeniçan – 107
  • Shuto Orizare – 91
  • Haraçinë – 50
  • Ilinden – 32
  • Petrovec – 17
  • Çuçer Sandevë – 18
  • Sopishtë – 9
  • Zelenikovë – 8
  • Të huaj – 2
  • Të pashpërndarë – 62