U regjistruan 163 raste të reja me Kovid-19, tetë të vdekur, 230 pacientë të shëruar

U regjistruan 163 raste të reja me Kovid-19, tetë të vdekur, 230 pacientë të shëruar

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 1794 testime, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-87, Kumanovë-7, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-8, Ohër-1, Kavadar-1, Demir Hisar-1, Gostivar-8, Strumicë-1, Kratovë -1, Sveti Nikole-9, Kërçovë-3, Resnjë-5. Tetë persona ndërruan jetë, gjashtë pacientë nga Shkupi, një nga Dibra dhe një pacient nga Tetova.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 230 persona të shëruar nga: Shkupi-126, Kumanova-31, Shtipi-11, Prilepi-1, Tetova-45, Velesi-7, Kavadari-1, Gostivari-1, Koçani-1, Sveti Nikole-2 , Resnja-2, Negotina-2, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient i moshës 59 vjet. Në Klinikën e Toksikologjisë ka ndërruar jetë një paciente e moshës 79 vjeçare, te e cila prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes.

Në SPQ “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë katër pacientë në moshën 58, 61,62 dhe 66 vjeç. Në Spitalin Klinik në Tetovë ndërroi jetë një pacient i moshës 53 vjeçare. Në Klinikën “Filipi i Dytë” ka ndërruar jetë një pacient nga Dibra i moshës 52 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë arrin në 7.406, numri i pacientëve të shëruar është 3.554, të vdekur janë 359, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3.493.Për momentin shpërndarja në qytete është si vijon:

  • Shkup 3,573, aktiv 1,895
  • Kumanovë 813, aktiv 174
  • Dibër 118, aktiv 65
  • Shtip 404, aktiv 159
  • Prilep 286, aktiv 55
  • Tetovë 805, aktiv 343
  • Strugë 282, aktiv 181
  • Veles 198, aktiv 37
  • Manastir 63, aktiv 22
  • Ohër 210, aktiv 181
  • Kavadar 22, aktiv 15
  • Gostivar 180, aktiv 109
  • Gjevgjeli 12, 3 aktivë ( 2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdancit)
  • Strumicë 18, aktiv 10
  • Kriva Pallankë 17, aktive 11
  • Radovish 4,
  • Krushevë 7, aktiv 3
  • Koçan 75, aktiv 17
  • Probishtip 28, aktiv 17
  • Demir Hisar 3, aktiv 2
  • Makedonski Brod 6, aktiv 4
  • Pehçevë 6, aktiv 2
  • Berovë 3,
  • Valandovë 6, aktiv 2
  • Vinicë 4, aktiv 1
  • Delçevë 1,
  • Kratovë 6, aktiv 3
  • Sveti Nikollë 56, aktiv 49
  • Kërçovë 52, aktive 43
  • Resnjë 127, aktiv 87
  • Negotinë 21, 3 aktiv (* 10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet e bëra – 1794 janë bërë përmes: ISHP – 1002, Avicena-102, Biotek-155, ASHAM – 123, Klinika “Zhan Mitrev” (Filipi i Dytë) –209, Mjekësia ligjore -14, Sistina me PCR metodë – 148, QSHP Manastir-41. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 71.220 testime për Kovid-19. Sot nuk ka testime në kuadër të skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 89 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 57 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 23 pacientë të rritur pozitivë me Kovid-19 dhe një fëmijë pozitivë dhe një të dyshuar në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tetë pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 97 pacientë. Në aparat respirator janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 45 pacientë, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 48 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar janë hospitalizuar 106 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive sipas komunave në Shkup sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen sipas komunave në Shkup):

  • Çair – 348
  • Aerodrom – 152
  • Butel – 155
  • Gazi Babë – 194
  • Qendër – 142
  • Karposh – 149
  • Saraj – 129
  • Kisella Vodë – 113
  • Gjorçe Petrov – 108
  • Studeniçan – 107
  • Shuto Orizare – 84
  • Haraçinë – 45
  • Ilinden – 29
  • Petrovec – 17
  • Çuçer Sandevë – 17
  • Sopishtë – 8
  • Zelenikovë – 9
  • Të huaj -1
  • Të pashpërndarë – 89