Në votim detyrimisht me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë

Votimi në zgjedhjet e ardhshme, edhe përkundër pandemisë aktuale me Kovid-19, do të jetë i sigurt për qytetarët të cilët do të vendosin ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, pohojnë kompetentët.

Do të votohet në pajtim me protokolle e Komisionit për sëmundje ngjitëse të cilët parashohin masa të mbrojtjes në vendvotime, për njerëzit të cilët e zbatojnë votimin, si dhe për votuesit. Komisioni shtetëror zgjedhor dje organizoi simulim të ditës së votimit, që e ndoqën edhe vëzhguesit e zgjedhjeve, mes të cilëve edhe OSBE/ODIHR, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të ambasadave, si dhe të partive politike. Iu bë thirrje të gjithë të kyçurve në procesin zgjedhor t’i respektojnë 7/9/2020 Në votim detyrimisht me maskë dhe me dezinfektim të dyfishtë  masat shëndetësore, udhëzimet dhe protokolle për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik. Simulimi, sipas të gjithë të pranishmëve, konstatoi se mund të votohet pa rrezik për votuesit.