Gjatë 24 orëve te fundit nga Covid-19, kane vdekur tre persona dhe 168 raste të reja

Gjatë 24 orëve te fundit nga Covid-19, kane vdekur tre persona dhe 168 raste të reja

168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 70 persona të shëruar nga Covid-19.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 viktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19.