Përmirësohen kushtet në Klinikën për Nefrologji, rinovimet në fazë përfundimtare

Përfundojnë aktivitetet me të cilat rinovohen repartet dhe ndërrohet inventari mjekësor dhe jo mjekësor në Klinikën Universitare për Nefrologji.

“Bëhet fjalë për rinovim të plotë të katit të parë të Klinikës, ku janë vendosur repartet për trajtim intensiv, reparti për transplantim, si dhe reparti për dializë akute dhe kronike dhe salla kirurgjikale për sigurimin e qasjeve vaskulare për hemodializë”, bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rikonstruktimin është paraparë ndryshimi i plotë i pamjes, e cila përfshin infrastrukturë, tualete të reja dhe sanitari dhe ndërrim të plotë të inventarit.

Nga Ministria theksuan se sigurohen edhe shtretër të ri spitalor dhe mobile ndihmëse jo mjekësore. Njëherit është bërë edhe zëvendësimi i plotë i inventarit në ambientet e punës së personelit mjekësor.