Regjistrohen 205 raste të reja me Kovid-19, gjashtë të vdekur, 336 të shëruar

Regjistrohen 205 raste të reja me Kovid-19, gjashtë të vdekur, 336 të shëruar

Numra më të lartë të të sëmurëve të rinj sot ka regjistruar Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë evidentuar 205 raste të reja prej të cilave më së shumti në Shkup.

Janë shëruar 336 pacientë, ndërsa kanë vdekur gjashtë pacientë. Tre të vdekurit janë të moshës prej 62, 68 dhe 95 vjet dhe ata kanë vdekur në Klinikën Infektive, ndërsa dy pacientë të moshës prej 65 dhe 70 kanë vdekur në SPQ “8 Shtatori”. Në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar ka vdekur një paciente e moshës 80 vjet.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.728 teste. Numri më i madh i të sëmurëve janë nga Shkupi – 60, pas çfarë vijojnë Sveti Nikolla – 29, Gostivari – 23, Dibra – 17, Tetova dhe Kumanova nga 13, Struga – 12, Kërçova me 7, Velesi dhe Resnja nga 3, Probishtipi dhe Demir Hisari nga dy dhe Ohri, Kavadari, Strumica, Krusheva, Makedonski Brodi dhe Berova nga një rast.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 7.77, numri i pacientëve të shëruar është 3.960, të të vdekurve 368, ndërsa për momentin raste aktive në vend janë 3.586. Për momentin aktivë janë 3.449 raste.

Shpërndarja sipas qyteteve është:

  • Shkup 3716, aktivë 1871
  • Kumanovë 831, aktivë 164
  • Dibër 137, aktivë 76
  • Shtip 421, aktivë 161
  • Prilep 291, aktivë 59
  • Tetovë 844, aktivë 324
  • Strugë 300, aktivë 147
  • Veles 201, aktivë 38
  • Manastir 68, aktivë 27
  • Ohër 219, aktivë 133
  • Kavadar 23, aktivë 15
  • Gostivar 211, aktivë 128
  • Gjevgjeli 12, aktivë 3 (2 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Bogdanci)
  • Strumicë 19, aktivë 11
  • Kriva Pallankë 18, aktivë 8
  • Radovish 4, aktivë 0
  • Krushevë 9, aktivë 5
  • Koçan 76, aktivë 16
  • Probishtip 32, aktivë 20
  • Demir Hisar 5, aktivë 4
  • Makedonski Brod 8, aktivë 6
  • Pehçevë 6, aktivë 2
  • Berovë 4, aktivë 1
  • Vallandovë 6, aktivë 0
  • Vinicë 4, aktivë 1
  • Dellçevë 1, aktivë 0
  • Kratovë 5, aktivë 2
  • Sveti Nikollë 88, aktivë 81
  • Kërçovë 65, aktivë 56
  • Resnjë 132, aktivë 87
  • Negotinë 21, aktivë 3 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar pesë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 92 pacientë. Në aparate me oksigjen janë 59 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 19 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19, dy fëmijë pozitivë dhe një suspektivë ndaj virusit.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë, gjithsej janë hospitalizuar 96. Në aparat respirator janë katër pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 41, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar dhe Strumicë janë hospitalizuar 112 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.