Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kushtet për liberalizim të vizave

Komisoni evropian sot i prezantoi rezultatet nga monitoringu i rregullt të kritereve për liberalizim të vizave për vendet nga Ballkani Perëndimor dhe nga Partneriteti lindor, ku të gjithë i plotësojnë kushtet edhe më tej, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Prej vitit 2017, Komisioni Evropian ka obligim që t’i informojë vendet anëtare për plotësimin e këtyre kritereve për shkak të valës së kërkuesve “ilegalë” të azilit, të cilët kanë ardhur nga Ballkani Perëndimor para së gjithash, pasi është hequr regjimi i vizave.

Raporti i fundit tregon se Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina vazhdojnë t’i plotësojnë kushtet dhe se regjimi pa viza “vazhdon të sjell beneficione pozitive ekonomike, sociale dhe kulturore, si për BE-në, ashtu edhe për vendet partnere. Megjithatë, Komisioni përkujton se nuk guxon të ketë lehtësim të përpjekjeve.

“Liberalizimi i vizave nxit kontakte mes njerëzve dhe i përforcon marrëdhëniet mes BE-së dhe qytetarëve nga Ballkani perëndimor dhe Partneriteti lindor. Kjo është vegël e fuqishme për përaprimin e reformave transformative, duke përfshirë sferën e drejtësisë dhe sigurisë. Gjatë viteve pamë përparim të dukshëm nga ana e partnerëve pa viza, që t’i përforcojmë këto lidhje. Përpjekjet e vazhdueshme nevojiten që t’i vazhdojmë këto suksese”, deklaroi eurokomisarja për punë të brendshme, Ilva Johanson.

Raporti i Komisionit Evropian konstatoi se shumica e madhe e udhëtarëve nga Ballkani Perëndimor janë “të ndershëm” dhe se nuk e keqpërdorin liberalzimin e vizave për migrim “ilegal” në BE.