UNICEF: Kovid-19 e përforcoi varfërinë e fëmijëve në vend

Pandemia e Kovid-19 e përforcoi varfërinë e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Dhuna në familje u rrit gjatë pandemisë, me ç’rast fëmijët paraqisnin thuajse dhjetë për qind të viktimave. Është regjistruar edhe dukuri e rritur e dhunës së bashkëmoshatarëve në mesin e fëmijëve të përkujdesur në format e përkujdesit në sistemin e mbrojtjes sociale. Si rezultat i restriksioneve dhe kufizimeve në lëvizje, është rritur shkelja e së drejtës së takimit të fëmijëve me prindin me të cilin nuk jetojnë.

Këto janë konstatimet kryesore të hulumtimit të Zyrës së UNICEF-it në Shkup për efektet sociale dhe ekonomike të Kovid-19 ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Analiza u zbatua në partneritet me Institutin për hulumtime ekonomike dhe politika “Fajnans Tink” me mbështetjen e USAID-it.

“Fëmijët më të varfër mund të pësojnë më shumë nga Kovid-19 si rezultat i efekteve të kombinuara në më shumë rreziqe dhe pavolitshmëri, si qasja e pamjaftueshme në internet dhe kushtet e këqija të banimit, që mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për progresin në mësimin e fëmijëve gjatë mbylljes dhe mospunës së shkollave. Dobësitë e tilla janë veçanërisht të dukshme tek fëmijët e popullsisë rome”, potencohet në hulumtim.

Patricia di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në vend, tha se fëmijët në mënyrë indirekte e ndjejnë krizën e shkaktuar nga pandemia dhe kjo varet nga gjendja financiare, mundësitë dhe kushtet në të cilat jetojnë. Theksoi se Kovid-19 e ka përforcuar varfërinë e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut me ç’rast 16.000 fëmijë jetojnë nën pragun e varfërisë. Është rritur edhe dhuna në familje, theksoi Di Xhovani me ç’rast dhjetë për qind e viktimave janë fëmijë. Theksoi edhe se Kovid-19 e ka anuluar kujdesin spitalor për nënat dhe foshnjat.

“Për Qeverinë ky është proces më i komplikuar për t’u përballur, ndërsa hulumtimi përcaktoi se të mira janë masat siç është lehtësimi i kritereve për asistencë sociale si edhe ndihma financiare që deri në një shkallë e lehtësuan varfërinë midis fëmijëve por nuk është bërë mjaftueshëm në këtë plan”, tha ajo.

MK_49747.jpg

Bëri thirrje sapo të formohet Qeveria e re si edhe të gjitha shoqatat qytetare dhe së bashku prindërit të fokusohen tek fëmijët dhe të drejtohet drejt formimit të së ardhmes dhe ndaj fazës së ardhshme të menaxhimit të pandemisë, pasi prej kësaj, tha ajo, të gjithë do të kemi përfitime.

“Edhe pse duket se në krahasim me të rriturit, fëmijët dhe të rinjtë kanë më pak mundësi të preken nga virusi, pandemia e Kovid-19 ka ndikim të madh në mënyrën në të cilën ata mësojnë, në mënyrën në të cilën familjet e tyre përfitojnë për t’i kënaqur nevojat dhe në atë se sa ndjehen të sigurt në shtëpitë dhe bashkësitë apo mjedisin në të cilin jetojnë”, deklaroi Di Xhovani.

Porositi se nevojiten masa që fëmijët të mos bëhen viktima të padukshëm të cilët do ta mbajnë pjesën më të madhe të ndikimit afatgjatë krizës mbi shpinë.

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz në fjalimin e saj tha se fëmijët pandeminë e kanë ndjerë në mënyrë shumë unike ndërsa mbi gjithë këtë tek ata ka ndikuar edhe stresi i prindërve dhe mësimdhënësve.

MK_fbc43.jpg

“Siç thuhet edhe në studim fëmijët janë shumë të prekur nga pandemia në një mënyrë specifike. Nuk pati shkuarje në shkollë, lëvizja u kufizua, por në të gjithë këtë ata duhej të përshtateshin shpejt, duhej të adaptoheshin shpejtë edhe në mësimin nga larg përmes programeve onlajn. Ata e ndjenin edhe stresin e prindërve edhe të mësimdhënësve dhe e gjithë kjo do të ketë ndikim edhe në gjeneratat e ardhshme”, tha Bërnz.

Sipas saj, me rëndësi thelbësore është ta kuptojnë ndikimin e Kovid-19 ndaj të rinjve që të mundemi së bashku ta gjejmë mënyrën më të mirë për zvogëlimin e pasojave.

MK_46ccb.jpg

Theksoi se duhet të ndërtohen politika për hapat e ardhshëm që të rinjtë të shkojnë më tej. Bërnz në fjalimin e tij përkujtoi se SHBA përmes USAID-it në vend i ndanë 1,5 milionë dollarë ndihmë financiare në angazhimet në vend për t’u ballafaquar me krizën e Kovid-19.

Kovid-19 e përforcoi varfërinë e fëmijëve në Maqedoninë e Veriut. Është shumë e sigurt se pandemia i shtyu 16.000 fëmijë shtesë nën pragun e varfërisë. Kjo është rritje e barabartë prej 29,3 për qind aktualisht në 33,3 për qind, shkallë që nuk është vërejtur në vend pasi u zbatua Anketa për të ardhura dhe kushte për jetesë (2010), thuhet në hulumtim.

MK_4b737.jpg

Analiza nënvizon se edhe pse nuk kishte ndërprerje në shërbimet shëndetësore rutinë, u nënvizua ngecje në qasjen në përkujdesin spitalor të foshnjave të sapolindura, fëmijëve dhe nënave, kryesisht për shkak kërkesës më të vogël prej shërbimeve jourgjente për shkak të frikës nga infeksioni dhe jo për shkak të ofertës së zvogëluar të shërbimeve.

Në analizë rekomandohet të mbrohen fëmijë dhe gratë nga dhuna, eksploatimi dhe keqpërdorimi me atë që do të reduktohen në minimum pengesat në punën e qendrave për punë sociale dhe shërbimet e tjera thelbësore, pasi me krizën akoma më shumë doli në pah hendeku ekzistues midis amvisërive më pak ose më shumë në nevojë.