TOARIQU me metodë të re bashkëkohore kirurgjike pa hapje të shtyllës kurrizore

Në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion, mjekim intensiv dhe qendër urgjente (TOARIQU) për herë të parë është kryer intervenim kirurgjik për vendosje perkutane të vidhës pedikulare në shtyllën torako-lumbale pa qasje klasike, përkatësisht pa hapje të shtyllës kurrizore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga Klinika sqarojnë se bëhet fjalë për vendosje të metodës së re operative, e cila kryhet vetëm me prerje të vogla anësore prej nga dy centimetrave. Me këtë kursehet indi, ka dhimbje më të vogël pas operative, mundësi më të vogël për infektim dhe pacienti lirohet më herët në mjekim shtëpiak, që paraqet lehtësim për pacientët, ndërsa do të ketë edhe kursim në buxhetin e institucionit.

“Pas përgatitjes serioze me instrumente, implante dhe edukim jashtë vendit, iu qasëm implementimit të kësaj metode të re, që çon deri te benefiti serioz për pacientët. Metoda e re do të mbetet trashëgimi e gjeneratave të reja të kirurgëve spinal në vend dhe paraqet metodë bashkëkohore kirurgjike për trajtim të pacientëve me lëndime të kurrizit dhe patologji tjetër, ku nevojitet stabilizim i pasmë. Tërë këtë e bëmë me mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe”, thotë drejtori i Klinikës për TOARIQU, dr. Ilir Hasani.