Shkëndija në raundin e parë të Europa league luan me Sumgayit nga Azerbajxhani

Shkëndija në raundin e parë të Europa league luan me Sumgayit nga Azerbajxhani

Kuqezinjtë do të përballen me Sumgayit City FC nga Azerbajxhanj në raundin e parë të kualifikimeve të UEFA Europa League. 

SHKUPI PËRBALLË NEFÇIT, RENOVA ME ALESHKERT

Sot në hapsirat e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin e parë eliminatorë të Europa League. Rival i Shkëndijës do të jetë Sumgayit City FC nga Azerbajxhani. Dihet prej më parë se shkaku i pandemisë me COVID-19 tre raundet eliminatore në rrugën drejt play offit do të luhen me ndeshje teke (jo vajtje-ardhje si deri tani) dhe shorti vendosi që kuqezinjtë në raundin e parë të jenë mysafirë.
Ndeshja Sumgayit-Shkëndija do të luhet më 27 gusht në fushë të skuadrës nga Azerbajxhani. 

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.