KSL: Inspektorët t’i përforcojnë kontrollet e zbatimit të masave për mbrojtje nga Kovid-19

Shërbimet e inspektimit çdo ditë duhet të jenë në terren dhe me kontrolle të përforcuara të veprojnë lidhur me zbatimin e masave për përballje efikase dhe mbrojtje nga Kovid-19 për shkak të rritjes së numrit të punëtorëve të infektuar në vendin e tyre të punës, kumtuan nga Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL).

Theksojnë se nuk janë vetëm punonjësit shëndetësorë nën goditjen dhe ndikimin e virusit, por se edhe punëtorët në veprimtaritë tjera janë poashtu të prekura. Nga ana tjetër, theksojnë nga KSL-ja, institucionet kompetente nuk kryejnë kontroll të mjaftueshëm në kompanitë që të konstatohen parregullsitë e lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen gjatë punës.

Nga Konfederata e sindikatave të lira kërkojnë që infektimi nga Kovid-19 të njohet si infektim profesional për të gjitha vendet e punës dhe të harmonizohet në Rregulloren për listën e sëmundjeve profesionale, me çka do t’u vijojnë mundësitë ligjore: të kenë mundësi në vlerë të plotë të pagës, mungesë nga vendi i punës të regjistrohet si sëmundje profesionale, nëse paraqiten disa komplikime, ato të mund të konfirmohen prej ku e kanë prejardhjen dhe të kontribuohet për parandalim dhe punëtori të mund t’i shfrytëzojë beneficionet e sistemit për mjekimin e pasojave pas kthimit në vendin e punës.