MSH: Në Spitalin Psikiatrik 4.000 biseda telefonike për mbështetje psikologjike të qytetarëve

Në ISHP Klinikën për Psikiatri janë realizuar rreth 4.000 biseda telefonike për mbështetje psikologjike të qytetarëve gjatë pandemisë me Kovid-19, duke filluar nga marsi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në linjën e parë telefonike për mbështetje psikologjike, e cila ishte hapur më 15 mars për të rriturit në vetizolim gjatë gjithë periudhës, duke i përfshirë edhe fundjavat dhe festat, e cila është e arritshme çdo ditë prej orës 8 deri në 20, ka pasur më shumë se 2.200 biseda.

Gjatë marsit u hapën edhe dy linja tjera telefonike, prej të cilave njëra për mbështetje psikologjike të prindërve të fëmijëve në moshën parashkollore dhe moshën shkollore nga ana e Klinikës për Psikiatri, si dhe linja tjera telefonike për mbështetje psikologjike të personave nga kategoritë e ndryshme në bashkëpunim me UNICEF – mbështetje psikologjike e prindërve të fëmijëve me pengesa në zhvilim dhe Mbështetje psikologjike e adoleshentëve, ku gjithsej janë realizuar më shumë se 500 biseda.

Në linjën telefonike për mbështetje të grave në shtatzëni dhe pas lindjes janë realizuar 50 biseda. Në të gjitha linjat të cilat ishin të hapura për mbështetje të personave nga kategoritë e ndryshme, duke përfshirë edhe mbështetje psikologjike të gjuhës shqipe, si dhe mbështetje të banorëve të Dibrës dhe Qendër Zhupës në periudhën e karantinës në ato komuna janë realizuar 1.000 biseda.

Për momentin linja aktive për qytetarët e kategorive të ndryshme janë: Mbështetje psikologjike e personave të rritur 072/919-009, mbështetje psikologjike për fëmijë, adoleshentë dhe prindërit e tyre 072/912-979, mbështetja psikologjike për gratë shtatzëna dhe pas lindjes 078/378-766 dhe mbështetje psikologjike për gjuhën shqipe 070/291-657, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.