Në gjendje të keqe janë rrugët magjistrale drejt vendkalimeve kufitare “Shën Naum” dhe “Qafë Thanë” drejt Shqipërisë

Situata e shkaktuar me koronavirusin dhe mundësia që qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë pa kurrfarë kufizime vetëm në Republikën e Shqipërisë fqinje e ka rritur numrin e automjeteve në vendkalimet kufitare “Shën Naum” në Ohër dhe “Qafë Thanë” në Strugë.

Por, ajo që është karakteristike edhe për të dy akset rrugore është që rrugët magjistrale deri në kufirin shtetëror janë në gjendje katastrofale. Asfalti në aksin rrugor vende-vende nga fshati Frangovë e më tutje deri në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë” praktikisht po dëmtohet. E pamundur është normalisht të drejtohet automjeti, shpejtësia duhet të zvogëlohet më pak nga e lejuara dhe të vozitet me kujdes nëpër dëmtimet dhe gropat.

Situata është e ngjashme është në rrugën magjistrale drejt Shën Naumit, në pjesën pas autokampit “Gradishte”, ku asfakti nuk është rindërtuar prej kur është ndërtuar rruga, përveç disa përmirësimeve në rrugë. Për ta bërë gjendjen ende më të papërshtatshme, bëhet fjalë për rrugë që vende-vende është e gjërë vetëm pesë metra. Ndryshe, kur bëhet fjalë për gjendjen në atë aks rrugor, rruga nuk është e barabartë, pjesa e tamponit prej nën asfaltin vende-vende është prishur që rezulton me vrima të mëdha në rrugë, pjesa e asfaltit është mjaft e dëmtuar dhe prej më parë është dashur të rindërtohet. Edhe në atë aks rrugor nuk është e rekomanduar të vozitet me shpejtësi të madhe, që të ketë hapësirë dhe kohë të reagohet, të vjen deri te dëmtimi i automjetit në disa vende ku kalimi i automjeteve është i rëndë edhe pa gropat në rrugë.

Gjendja me rrugën në anën tjetër të kufirit është shumë më e mirë, rrugët shqiptare janë më të reja, më të gjëra, me sinjalizim të ri dhe të shënuara mirë, si në vetëm rrugën ashtu edhe pranë. Ajo që është ndoshta edhe më e rëndësishme, ato mirëmbahen rregullisht.

Shumë herë ishte paralajmëruar se do të bëhet rikonstruimi i të dy akseve rrugore, me dekada pavarësisht se cila garniturë ishte në pushtet. Premtimin e tillë të fundit të paktën për aksin rrugor drejt “Qafë Thanës” e dha kryeministri Zoran Zaev saktë para një viti, në deklaratë para medniumeve të dhënë me rastin e hapjes së terminalit doganor të sapondërtuar në vendkalim.