Janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur, 132 pacientë të shëruar

Janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19, shtatë të vdekur, 132 pacientë të shëruar

Janë regjistruar 163 raste të reja me Kovid-19 nga 1.721 testet e bëra, shtatë të vdekur dhe 132 pacientë të shëruar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të kaluara.

Nga të regjistruarit e rinj në Shkup ka 33 raste, pas çka vijon Strumica me 18, Kumanova 17, Tetova me 13, Koçani 11, Gostivari me tetë, Prilepi dhe Dellçeva me nga shtatë, Velesi me gjashtë, Shtipi dhe Kavadari me nga pesë, Manastiri me katër, Dibra, Struga, Gjevgjelia dhe Kërçova me nga tre, Ohri, Kriva Pallanka, Radovishi, Resnja, Vinica, Vallandova dhe Makedonski Brodi me nga dy. Nga një rast i ri është evidentuar në Probishtip, Demir Hisar dhe Sveti Nikollë.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 132 pacientë të shëruar nga: Shkupi- 46, Kumanova 13, Shtipi 7, Prilepi 12, Tetova 3, Struga 2, Velesi 1 Manastiri 3, Ohri 4, Kavadari 4, Gostivari 12, Kriva Pallanka 2, Koçani 3, Probishtipi 2, Makedonski Brodi 2, Pehçeva 2, Berova 3, Valandova 1, Delçeva 4, Kratova 1, Kërçova3, Negotina 2.

Kanë ndërruar jetë 7 persona , dy pacientë nga Struga (78 dhe 80), një pacient nga Koçanë (77), nga Strumica (44), nga Shkupi (72), nga Manastiri (79) dhe një pacient nga Gostivari (79).

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 16.088, numri i pacientëve të rikuperuar është 13.550, numri i vdekjeve është 668 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1870. Gjatë analizave të bëra epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

  • Shkupi 6.406, aktivë 526
  • Kumanovë 1.628, aktivë 200
  • Dibër 271, aktivë 38
  • Shtip 1.214, aktivë 68
  • Prilep 574, aktivë 125
  • Tetovë 1.325, aktivë 126
  • Struga 633, aktivë 65
  • Veles 295, aktivë 22
  • Manastir 253, aktivë 51
  • Ohër 398, aktivë 54
  • Kavadari 207, aktivë 31
  • Gostivar 865, aktivë 87
  • Gjevgjeli 92, aktivë 56 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 14 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)
  • Strumicë 130, aktivë 66
  • Kriva Pallankë 86, aktivë 36
  • Radovish 54, aktivë 11
  • Krushevë 18, aktivë 2
  • Koçan 202, 60 aktivë
  • Probishtip 98, aktivë 19
  • Demir Hisar 61, aktivë 2
  • Makedonski Brod 86, aktivë 11
  • Pehçevë 42, aktivë 21
  • Berovë 74, aktivë 24
  • Valandovë 13, aktivë 4
  • Vinicë 96, aktivë 28
  • Delçevë 135, aktivë 76 (28 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
  • Kratovë 24, aktivë 4
  • Sveti Nikollë 310, aktivë 19
  • Kërçova 294, aktivë 28
  • Resnjë 155, aktivë 8
  • Negotinë 49, aktivë 2 (11 persona nga NJ Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë 1.721 teste, nga të cilat përmes ISHP-525, QSHP Shkup-40, Avicena-254, Biotek-154, ASHAM-91, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -175, Sistina me metodën PCR -165, laboratori Laor-50, Mjekësia Ligjore -0, QSHP Manastir-76, Klinika e Sëmundjeve Infektive-8, GAK-17, Sinlab-166, laboratorë nga jashtë-0. Deri më tani, janë kryer gjithsej 169,481 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka teste nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar dy pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 74 pacientë. Në përkrahje me oksigjen janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë tre fëmijë dhe tri nëna pozitivë me Kovid-19,ndërsa po aq fëmijë dhe nëna dyshohet se janë pozitivë në virusin.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar katër, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 34 pacientë. Në respiratorë mekanik janë tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 17, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 46 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 161, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Nga komunat në Shkup, rastet më shumë aktive janë në Aerodrom – 83, pas çka vjen Qendra – 74, Gazi Baba – 71, Çair – 49, Kisella Voda -48, Gjorçe Petrovi – 25, Buteli – 33, Shuto Orizarja – 12, Studeniçani – 9, Saraji – 15, Haraçinë – 9, Ilinden – 8, Petrovec – 5, Sopishtë – 2, Çuçer Sandevë – 2, Zelenikovë – 1 si dhe katër të huaj dhe të papërcaktuar, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.