Lakers-at një fitore larg finales së NBA-së

Lakers-at një fitore larg finales së NBA-së

Los Angeles Lakers të enjten vonë siguruan epërsinë 3-1 në finalet e Konferencës Perëndimore me fitoren prej 114-108 ndaj Denver Nuggets.

Me 34 pikë dhe pesë kërcime, Anthony Davis ishte basketbollisti më efikas në ndeshjen e 4-të në “AdventHealth Aren”a në Orlando.

Ylli i Lakers, LeBron James shënoi 26 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime, së bashku me double-double të Dwight Howard me 12 pikë dhe 11 kërcime.

Për Nuggets, Jamal Murray shënoi 32 pikë dhe Jerami Grant shënoi 17 pikë.

Ky rezultat do të thotë që Lakers janë vetëm një fitore larg finales së NBA-së, ndërsa këtë mund ta arrijnë të shtunën kur pritet të zhvillohet ndeshja e 5-të.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.