4 të vdekur dhe 48 raste të reja me Covid-19

4 të vdekur dhe 48 raste të reja me Covid-19

Katër pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 387 testime nga të cilat 48 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 61 pacientë të shëruar.

Numri total i të diagnostikuarve me virusin korona në vendin tonë është 17.674. Aktualisht numri i rasteve aktive është 2303 të infektuar.