Regjistrohen 890 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Regjistrohen 890 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 890 shkelje gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e vendit.

“Gjatë ditës së djeshme (30.09/01.10.2020) në territorin e Maqedonisë së Veriut për masën e mbajtjes së maskës janë regjistruar 890 shkelje”, informojnë nga MPB.

Nga MPB gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për mbrojtje nga COVID-19.