Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 vërtetime për qëllimin për kërkesë të azilit

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 vërtetime për qëllimin për kërkesë të azilit

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 1.837 shtetasve të huaj, njoftoi MPB-ja.

Prej tyre, 754 janë të gjinisë mashkullore, 392 të gjinisë femërore dhe 691 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, ndërsa sipas shtetësisë më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit - 741, Siri - 690 dhe Irakut - 406. Gjatë ditës së djeshme deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit

Nga fillimi i viti deri dje janë dhënë vërtetime gjithsej 50.211 shtetasve të huaj, nga të cilët 20.880 janë të gjinisë mashkullore, 10.801 të gjinisë femërore, 18.428 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 102 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit. Në Sektorin për azil, janë parashtruar gjashtë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit të gjashtë personave minoren, nga Afganistani dhe Siria.

Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për deri dje janë evidentuar gjithsej 34 kërkues të azilit, prej të cilëve 28 burra, dy grua dhe dy fëmijë në shoqëri të prindërit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, pesë fëmijë minoren pa shoqërues të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.