Hapësira të reja për RR Shkup të Drejtorisë për Udhëheqje të Librave të Amzës

Nga 1 shkurti i këtij viti Reparti rajonal Shkup i Drejtorisë për Udhëheqje të Librave të Amzës do të shpërngulet nga ndërtesa e RTVM-së në hapësira të reja të cilat ndodhen në "Kej 13 Noemvri bb", në ish-ndërtesën e Bankës Komerciale, pas Urës së Gurit.

Hapësirat e reja, siç informojnë nga Drejtoria për Udhëheqje të Librave të Amzës, do të funksionojnë në më shumë se 210 m2, të pajisura me sportele moderne, tërësisht të kompjuterizuara, me holl të madh në të cilin qytetarët do të kenë kushte që të plotësojnë kërkesat, të marirn informata për gjithë atë që u intereson nga sfera e evidencës amë.

Me zhvendosjen e RR Shkup të DULA-së do të funksionojnë edhe menaxhimi elektronike i evidencës amë i cili nënkupton një sërë volisthmëri për qytetarët. "Prej tani në këto sportele qytetarët të cilët janë lindur në qytetet e tjera në Republikën e Maqedonisë ose kanë çfarëdo lloj korrespondence në evidencën amë, do të mund të dorëzojnë kërkesë këtu dhe përmes verifikimit elektronik, çertifikata nga cilido qoftë rajon amë do të mund t'u jepet edhe në Shkup. Me këtë shkurtohet koha e pritjes së qytetarëve për çertifikata, shkurtohen shpenzimet për udhëtim deri në rajone të caktuara amë, ndërsa qytetarët dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për çfarëdo lloj dokumenti nga evidenca amë në mënyrë më efikase do t'i kryejnë punët", thonë nga DULA.

Sipas të dhënave të fundit prë vitin 2015, RR Shkup i DULA-së ka dhënë mbi 104.000 çertifikata nga të gjitha kategoritë nga evidenca amë, ka zgjidhur 577 procedura administrative me ç'rats është mundësuar regjistrim plotësues në librat e amzës, të martuar ose të vdekur, ndërsa janë edhe edhe mbi 2.500 çertifikatë për vdekje dhe mbi 2.400 vërtetime për gjendje të lirë martesore. Për gjithë këtë kujdesen rreth 30 të punësuar në RR Shkup të DULA-së.

Çiftet e reja bashkëshortore, sisç thonë nga DULA, nga 01.02.2016 më nuk do të bëjnë kurorëzime në barakat e rrënuara në Komunën Qendër, por kurorëzimet e caktuara për në Sallën Qendër do të bëhen në hapësirën ekskluzive në Muzeun e Luftës së Maqedonisë pse madje në hapësirat e Porta Maqedonisë, në varshmëri nga terminet të cilët do të caktohen.

Me të gjithë këto risi, sipas DULA-së dhe të punësuarve në RR Shkup, do të ngrihet niveli profesional i shërbimit, ndërsa janë në interes të qytetarëve dhe qasjes së tyre efikase dhe të shpejtë deri te të dhënat nga evidenca amë.