Fitimi i Zoom 100 herë më i lartë sesa një vit më parë

Fitimi i Zoom 100 herë më i lartë sesa një vit më parë

Kompania pas softuerit dhe shërbimit të videokonferencave Zoom tha se shitjet vjetore pritet të jenë akoma më të larta sesa parashikohet ndërsa pandemia vijon të rrisë kërkesën për të.

Firma Kaliforniane tha se të ardhurat mund të arrijnë në 2.5 miliardë dollarë, ose dyfishin e të ardhurave në fillim të pandemisë në muajin Mars.

Miliona janë drejtuar nga aplikacioni jo vetëm për tu takuar me kolegë apo mësuar por edhe socializuar me familjen dhe miqtë.

Themeluesi i Zoom Eric Yuan tha se kompania po konvertonte në mënyrë të vazhdueshme përdorues në konsumatorë me pagesë ndërsa po i adaptohen mënyrës së re të të punuarit kudo.

Në fund të Tetorit Zoom kishte 434 mijë konsumatorë biznesi me më shumë se 10 punonjës, ose 485% më shumë sesa një vit më parë.

Shitjet e periudhës Gusht-Tetor ishin 777 milionë dollarë, 367% më shumë. Fitime arritën nivelet e 198.4 milionë dollarë krahasuar me 2.2 milionë dollarë të njëjtën periudhë një vit më parë.

Investitorët duan të shohin sesi Zoom ka për të performuar pasi situata e koronavirusit të kalojë.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.