Zaev: Nuk mund të ketë zgjedhje më 24 prill

Zaev: Nuk mund të ketë zgjedhje më 24 prill

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dalë në një konferencë per shtyp ku ka zyrtarizuar qëndrimin e opozitës për zgjedhjet e 24 prillit.

 
Zaev: Nuk mund të ketë zgjedhje më 24 prill Posted by Zoran Zaev on Friday, January 29, 2016

Para gazetarëve, Zaev është shprehur se, nuk ka kushte të mirëfillta për mbajtjen e zgjedhjeve sipas datës së caktuar me marrëveshjen e Përzhinos.

Sipas tij, për shkak të shkeljes së të gjitha afateve të marrëveshjes, nuk mund të ndodh as respektimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Për herë të parë, pas shumë kundërshtimeve dhe kërcënimeve për bojkot të procesit zgjedhor, Zoran Zaev ka përmendur 5 qershorin ose 5 korrikun si data më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.