Brenda 24 orëve, mbi 500 dënime për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle shtesë për sanksionimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar në trafik, transmeton Alsat.

Si rrjedhojë në të gjithë territorin e vendit janë sanksionuar 566 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, prej tyre 279 jashtë vendbanimeve, kurse 287 në vendbanime. Gjithsej 18 shoferë kanë vozitur me shpejtësi mbi 70km/h më tepër se shpejtësia e lejuar, kurse 65 të tjerë kanë vozitur me shpejtësi 50km/h më tepër se sa shpejtësia e lejuar.