Zaev: Pres që të gjendet Mijallkov, nëse jo, do të ketë përgjegjësi

Kryeministri Zoran Zaev pret të gjendet ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është në arrati pas vendimit të gjykatës për ta urdhëruar atë në arrest shtëpiak, ndërsa në të kundërtën thotë ai,  do të kërkojë përgjegjësi.

“Si të gjithë njerëzit tanë, unë jam i zhgënjyer që ai nuk është arrestuar ende. Kërkoj nga institucionet që të veprojnë menjëherë dhe ta gjejnë. Pres informacione të hollësishme nga ekzekutivi, përkatësisht nga Ministria e Brendshme.