Sanksionohen 132 vozitës në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 132 gjoba dhe atë.

36 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për vozitje pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në të kuqe në semaforë dhe 33 për parkim të parregullt.