Shtatëmbëdhjetë emigrantë janë zbuluar gjatë kontrollit të automjeteve

Shtatëmbëdhjetë emigrantë janë zbuluar gjatë kontrollit të automjeteve

Policia gjatë verifikimit të automjeteve  në dy raste të veçanta në afërsi të Negotinës dhe në fshatin Smokvica, ka regjistruar gjithsej 17 persona-emigrantë që më pas janë çuar në Qendrën e pranimit për të huajt -Shkup.

Në autostradën në afërsi të fshatit Smokvica, dje rreth orës 7:50 minuta nëpunës të policisë kanë vërejtur automjet "Reno" me targa të Shkupit në të cilën kanë hyrë disa emigrantë. Pas ndalimit të policisë në automjet janë gjetur 12-të emigrantë nga Algjeria të cillët më pasj janë çuar në Qendrën e pranimit për të huaj- Shkup. 

Ndërkohë një polic nga Negotina, dje rreth orës 20:35 në afërsi të unazës për në Negotinë në autostradën Gjevgjeli -Shkup ka tentar që të ndalojë automjetin e markës "Matiz" me targa të Velesit , por automjeti nuk ka ndaluar. Më pas në automjet është gjetur M. Gj (32) dhe pesë emigrantë që më pas janë sistemuar në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup. 

Punohet për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve.