Një i punësuar në pikë-pagesën rrugore është lënduar për shkak të mosmarrëveshjes për pagesë

Një i punësuar në pikë-pagesën rrugore është lënduar për shkak të mosmarrëveshjes për pagesë

Një i punësuar në pikë pagesën-rrugore Gllumovë është lënduar prej se një shofer i furgonit ka dashur me dhunë të kalojë.

Policia informon se dje rreth orës 12:00 ka filluar mosmarrëveshja rreth pagesës mes të punësuarit G.S. (1966) dhe personit të panjohur i cili e ka drejtuar furgonin. Me ç'rast bashkëudhëtari i automjetit me dhunë e ka hapur postbllokun, ku më pas i punësuari ka dalë nga kabina që ta mbyllë atë. Në momentin kur e ka mbyllur postbllokun, është goditur nga furgoni në pjesën e kërdhokur të djathtë, ku më pas automjeti është larguar.

Ndërmerren masa për pastrimin e tërësishëm të rastit.