Filipçe: Gjendja mund të përkeqësohet gjatë Ramazanit

Kapacitetet për mjekim nga korona virusi në kovid qendrat, janë pothuajse të stërmbushura. Ministri Venko Filipçe sot në konferencë për media tha se mjekimi i pacientëve zgjatë më tepër se muajt e fundit, kur pas 14 ditëve ata llogariten si të shëruar. Pjesa më e madhe e pacientëve janë përkeqësuar në ditën e 12 deri në të 14tën nga infektimi me korona virus.

“Të gjitha kapacitetet janë pothuajse të stërmbushura, ka disa vende të lira. Me sistemin e vizitave dhe lirimin e pacientëve lirohen vende shtesë. Në funksion është spitali në Kozle e cila ka oksigjen, ka kuadër dhe këtu hospitalizohen pacientë. Kemi një fotografi klinike të sëmundjes ndryshe nga e kaluara.

Hospitalizimi zgjatë më tepër, ndërsa për dallim nga më herët kur pas 14 ditëve pacienti në të shumtën e rasteve llogaritje si i shëruar, tani ka përkeqësim të situatës tek pacientët më të rinjë në ditën e 12,13,14 me përkeqësim drastik të gjendjes së mushkërive dhe gjakut, e cila shpesh përfundon në mënyrë fatale. Lidhur me vdekshmërinë, vdekshmëria është e lartë në gjithë rajonin”, thotë Filipçe.

Sipas Filipçes, gjendja mund të përkeqësohet gjatë festave në vijim dhe për këtë shkak masat po ashpërsohen.

“Kulmi i valës shpresoj të mos shkaktojë ndryshime. Është i madh numri i pacientëve të hospitalizuar. Konsideorjmë se festat që vijnë mund ta komplikojnë situatën, nuk duam të lejojmë në periudhën që vjen të ngarkohen sistemi shëndetësor, të cilin vështirë e menaxhojmë, ndërsa fotografia epidemiologjike të zbutet. Ka qytete ku incidenca është ende e lartë: Në Kumanovë, Kërçovë, Manastir dhe Tetovë, ndërsa kjo është rrezik me sistemin shëndetësor”, shtoi Filipçe.