Ora policore sot fillon prej orës 20:00

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve nga bastoret. Prej sot mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet edhe organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.