Britania të hënën pritet të arrijë imunitetin kolektiv kundër Covid-19

Britania të hënën pritet të arrijë imunitetin kolektiv kundër Covid-19

Të hënën Britania do arrij imunitetin e tufës nga covidi, kur 74 përqind e popullsisë do të jetë e mbrojtur nga virusi, thonë shkencëtarët britanik.

Sipas Ministrit britanik të Shëndetësie , Matt Hancock, çdo të rrituri në Britani deri në fund të korrikut do u ofrohet vaksina e covidit .

Pikërisht në ditën kur fillon hapja e madhe e ekonomisë dhe shoqërisë britanike pas pandemisë, Britania sipas shkencëtareve, do të mbërrijë këtë të hënë imunitetin e tufës, ç’ka nënkupton se 74 për qind e popullsisë do jetë e mbrojtur nga infektimi me koronavirus. Ky është një modelim i bërë nga Univeristy College London. Imuniteti i tufës ndodh kur një sëmundje infektive ndalon natyralisht përhapjen e saj në radhët e popullsisë pasi shumica e banoreve janë të mbrojtur ndaj kësaj sëmundje.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se Britania mund të heqë të gjithë kufizimet dhe të kthehet në normalitet të plotë më 21 qershor, datë kjo e fiksuar në “hartën e rrugës” së kryeministrit Boris Johnson. Sipas Prof Karl Friston “ mbi 50 përqind e të rriturve janë vaksinuar, rreth 42 përqind e njerëzve tashmë janë ekspozuar ndaj virusit dhe rreth 10 përqind kanë imuniteti paraprak.”

Britania ka bërë 31.7 milionë vaksinime deri më sot, ndërkohë nisur nga të dhënat e përditshme, nga i sëmuri i Evropës me 127 mijë të vdekur nga covidi, aktualisht është shndërruar në të shëruarin e saj, si vendi që momentalisht ndryshe nga Evropa, ka më pak infektime nga covidi dhe vendi më i vaksinuar në kontinentin evropian.

Sipas Ministrit britanik të Shëndetësisë , Matt Hancock, çdo të rrituri në Britani deri në fund të korrikut do u ofrohet vaksina e covidit.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.