Sivjet 53.434 emigrantë kaluan përmes Maqedonisë

Sivjet 53.434 emigrantë kaluan përmes Maqedonisë

Nga fillimi i këtij vitit e deri tani përmes Maqedonisë kanë kaluar 53.434 emigrantë të cilëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.

Prej tyre, 22.127 janë të gjinisë mashkullore,11.526 të gjinisë femërore dhe 19.679 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit. Ka edhe 102 fëmijë të cilët kanë udhëtuar pa prindër.

Policia sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 931shtetasve të huaj. Prej tyre, 395 janë të gjinisë mashkullore, 212 të gjinisë femërore dhe 324 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit. Sipas shtetësisë, më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit, (35), Sirisë - (297) dhe Irakut - (283).

Deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimi e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.

Nga fillimi i viti deri stani janë parashtruar gjashtë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak të gjashtë personave minorenë prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe dy nga Siria. Sipas shtetësisë, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 26.490 Afganistanit - 16.894 dhe Irakut - 10.047.