Akte vandale ndaj Gjimnazit 7″Marsi”,policia po e heton rastin

Në Gjimnazin 7 ” Marsi” në Tetovë persona ende të paidentifikuar kanë kryer akte vandale duke thyer dritat e shumta në oborrin e shkollës tek pjesa e parkingut,kanë dëmtuar ulëset dhe kanë shkatërruar disa pjesë të tjera prej betoni që shërbenin për zbukurime informon Tetovasot.Autoritetet e shkollës e kanë lajmëruar rastin në policinë e Tetovës ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet e këtij institucioni të mesëm kërkuan nga organet e rendit që të zbardhet ky rast sa më shpejtë . Policia ka qenë në vendin e ngjarjes dhe pritet të jep më shumë detaje rreth këtij akti të shëmtuar ndaj një institucioni shkollorë.