Carovska: Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi dhe po bëhen interesante për të rinjtë

“Shkollat e mesme profesionale po modernizohen me shpejtësi nga aspekti i infrastrukturës dhe sigurimi i mësimit ineresant dhe kreativ të përqendruar në trajnimin praktik, duke u bërë kështu interesante për nxënësit e shkollës së mesme në të ardhmen”.

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska, gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme bujqësore – veterinare të vendosur në Komunën e Kisella Vodës e cila hapi parkun ZOO dhe promovoi një sistem akuaponik, i cili nga viti i ardhshëm shkollor do të shërbejë për trajnimin e nxënësve .

“Shkolla vendosi për një koncept interesant të punës dhe përgatitjes së nxënësve këtu brenda vetë objektit, duke përdorur kapacitetet e tyre dhe stafin duke investuar në punëtoritë dhe vendet e tyre për trajnimin praktik të nxënësve . Në fakt, kjo shkollë është e para që ka përmbajtje të tillë, shumë të rëndësishme për krijimin e gjeneratave të përgatitura mirë përmes trajnimit në mjedisin natyror”, tha Carovska, duke shtuar se edhe MASH-i përmes projektit SKILS të financuar nga Banka Botërore vitin e kaluar e ndihmoi procesin modernizimi i shkollës, përmes prokurimit të pajisjeve, mekanizimit dhe instrumenteve të nevojshëm për realizimin e mësimdhënies praktike. “

“Shkolla është plotësisht e përgatitur për mënyrën moderne të arsimit dhe unë pres që të jetë zgjedhje e mirë për nxënësit e ardhshëm të shkollës së mesme, dhe unë me kënaqësi e rekomandoj atë. Profesionet janë deficitarë , dhe arsimi siguron konkurrencën në tregun e punës. Si Motivim – plus janë bursat për nxënësit që regjistrohen në profesione deficitare , ndër të cilat është profesioni bujqësor-veterinar. “Këta nxënës mund të marrin 2200 denarë në muaj ,për 9 muaj të vitit shkollor”, potencoi Carovska.