Në

Në "Alo doktor" për një javë 1.313 thirrje

Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore "Alo doktor" javën e kaluar (nga 25 janari deri më 31 janar) ka pasur 1.313 thirrje.

Nga 15 shtatori i vitit 2014 kur filloi me punë linja telefonike "Alo doktor" deri më tani ka pasur 74.488 thirrje.

Linja është në dispozicion 24 orë në ditë në mënyrë që të mundësojë konsultim të menjëhershëm mjekësor në kohën e shfaqjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore. Telefonatat janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Thirrjet janë për një spektër të gjerë të simptomave të ndryshme, zakonisht janë për simptoma respiratore, tension i rritur i gjakut, simptoma të dhimbjes, temperaturë e lartë trupore, viroza dhe kollë nga ndryshimi motit.

Të gjithë personave që kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë shëndetësore dhe terapi përkatëse simptomatike.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.