Debat publik për sundimin e drejtësisë dhe për gjyqësinë

Debat publik për sundimin e drejtësisë dhe për gjyqësinë

Debat publik për prioritetet urgjente reformuese për Republikën e Maqedonisë të ndërlidhura me sundimin e drejtësisë do të mbajë sot Komisioni kuvendor për çështje evropiane.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni për politikë të jashtme. Në rend dite janë ratifikimet e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe të shkencës dhe të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Deputetët do të duhet të prononcohen edhe për ratifikimin e Protokollit drejt Marrëveshjes së stabilizim-asociimit mes Republikës së Maqedonisë nga njëra anë dhe Bashkësive evropiane dhe vendeve të tyre anëtare nga ana tjetër, me të cilin do të merret parasysh hyrja e Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe e ndryshimeve dhe plotësimeve të nenit 8 nga Statuti i Romës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në lidhje me krimet e agresionit.

Si pikë e pestë e seancës është propozuar ratifikimi i Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatimin e ndihmës financiare mes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.