Italia bën të detyrueshme certifikatën shëndetësore Covid-19

Italia do të prezantojë një certifikatë të detyrueshme shëndetësore, duke filluar nga 6 gushti, për të hyrë në vende të mbyllura të tilla, si bare dhe restorante. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, tha se certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar. Përveç bareve dhe restoranteve, kjo certifikatë do të kërkohet për të hyrë në pishina, salla sportive, muze, kinema dhe teatro, si edhe salla lojërash, por edhe për ngjarje sportive, koncerte, shfaqje, panaire dhe konferenca. Rreth gjysma e italianëve janë tani për tani plotësisht të vaksinuar. Rastet e reja me COVID-19 janë sërish në rritje në Itali. Ato janë dyfishuar gjatë javës së kaluar, ndërsa mbi 5 mijë raste të reja janë konfirmuar të enjten. Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Italia ka konfirmuar mbi 4.3 milionë raste me COVID-19 dhe afro 128 mijë viktima