Mashtrime me pagesat online në Shqipëri, 4 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim për 4 milionë euro

Autoritetet shqiptare njoftuan sot për kapjen e një grupi të organizuar që kishte ngritur një skemë mashtrimi me pagesat elektronike duke përfituar rreth 4 milionë euro në dy vite. Përmes një deklarate për shtyp Prokuroria dhe Policia e Shtetit thanë se u arrestuan katër persona – dy prej të cilëve me origjinë afrikane, por që jetonin në Shqipëri – dhe janë shpallur në kërkim tetë të tjerë.Donald Anu, 34 vjeç, nga Kameruni, (njohur edhe si Ugochukwu Emmanuel Emereibenu); Marie Goufan, 31 vjeçe, nga Kameruni, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë. Kompanitë që janë vërtetuar se kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi kanë qenë nga nëntë shtete të ndryshme ku bien në sy vende si Anglia, Zvicra, Belgjika, Turqia dhe SHBA. Grupi dyshohet se përmes mënyrës së ashtuquajtur “fishing” (peshkim) ka marrë të dhënat e komunikimeve me email të kompanive të ndryshme ku ka identifikuar në to të dhëna për pagaesa tregtare.