Për një ditë regjistrohen 36 raste të reja me Covid-19

Janë rritur ndjeshëm rastet e reja me Koronavirus në vend gjatë ditës së sotme. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3569 teste dhe janë regjistruar 36 raste të reja të COVID-19, ku vetëm në Kumanovë janë regjistruar 15 raste të reja, Shkup – 7, Tetovë – 6, Prilep 1 dhe Gostivar 2 rast i ri. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë një viktimë nga Shkupi. Nga Instituti I Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë edhe për 12 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Numri i rasteve aktive është 265.