Ministri kroat i Shëndetësisë: Në autobus kishte edhe fëmijë, një vajzë është rëndë

Një aksident tragjik në të cilin humbën jetën 10 persona ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci. Në të ishte i përfshirë një autobus me regjistrim të Kosovës që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë.

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë Vili Berosh tha nga vendi i ngjarjes se kishte edhe fëmijë në aksident.

“Kishte gjithashtu 15 të mitur në autobus, një vajzë u lëndua rëndë,” tha Berosh, raporton Dnevnik.hr.

Ai shprehet se të lënduarit janë të pajisur me strehim, ushqim dhe gjithçka që u nevojitet.