Pamje pas shuarjes së zjarrit në Koçani, dëme të mëdha materiale

Zjarret e kanë përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në gjendje më të vështirë ka qenë qyteti i Koçanit.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nëntë banorë nga ky qytet, mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të tymit, ndërsa të njëjtit për disa orë kanë qëndruar në spital dhe kanë pranuar terapi me oksigjen.

Nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar me djegie, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi, pasi zjarri është shuar: