Nëntë zjarre edhe më tej mbeten aktive

Për momentin janë aktive nëntë zjarre, ndërsa gjendja është më serioze në Komunën e Nagoriçanit, rreth fshatit Drenak. Gjendja po ndryshon nga ora në orë, por ne i kemi angazhuar të gjitha resurset e disponueshme, dhe besoj se nëse paraqiten të reja, gjatë ditës së sotme do të vendosim kontroll të plotë ndaj të gjitha zjarreve, deklaroi për MIA-n u.d. drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojanpe Angellov.

Ai theksoi se gjendja është më kritike rreth fshatit Drenak, ndërsa në këtë moment atje po veprojnë tre helikopterë nga Serbia, së bashku me një helicopter tonin nga Armata. Angellov pret së shpejti ai zjarr të vihet nën kontroll.

“Situata e dytë më serioze është rreth Pehçevës, ku gjithashtu sot në mëngjes vepronte helikopteri I Armatës, I cili u tërhoq për mbushje me karburant dhe I njejti sërish do të kthehet për të vepruar, të vazhdojë me shuarjen e zjarrit rreth atij fshati”, deklaroi Angellov.

Zjarre të tjera aktive në këtë moment ka në Vallandovë, në lokalitetin Pogana, I cili gjithashtu përfshiu sipërfaqe të madhe me drunj të shkurtë. Më pas, në fshatin e Kumanovës Konjuv, rreth fshatit Murashav në Kratovë, zjarr ka edhe në Prilep, më saktë në Pletvar, dhe një zjarr në Dellçevë.

Gjithashtu, edhe zjarri në Koçan që është aktiv tashmë ditën e tretë, por siç theksoi Angellov, atje është nisur potencial I madh njerëzor dhe kanë kontroll ndaj tij.

Lidhur me zjarrin në Vallandovë, zjarri po përhapet në drejtime të ndryshme, sepse era në një vend fryn në një drejtim, ndërsa vetëm 500 metra më larg, fryn në një drejtim tjetër. Por, Angellov përmendi se kanë kontroll ndaj situatës.

Siç theksoi, nga Serbia tashmë ka katër helikopterë, por meqenëse shuajnë në territory të huaj, janë të shoqëruar nga një helicopter I armatës sonë.

Ai theksoi se është kërkuar ndihmë edhe nga Sllovenia dhe Greqia, por plotësisht do të informojë kur do të duhej të arrinte.