Behare Neziri: Poetët e pinë dhimbjen e Tetovës me odeonin e poezisë̈

Poetët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, të ftuar nga poetët e klubit letrar “Bota e re” të Korçës, realizuan me sukses orën letrare të pagëzuar “Korça për Tetovën”, një akt human dhe solidar për viktimat dhe një përcjellje ngushëllimi për familjarët si dhe mbarë qytetarët e Tetovës, për të ndarë dhimbjen dhe, për t’i treguar Tetovës se Korça me shpirt ishte në Tetovë e në veçanti poetët, të cilët me një minutë heshtje edhe e filluan orën letrar, duke dhënë mesazhin, se: poetët dhimbjen e pinë me Odeonin e Poezisë.Pra, me të arritur në qytetin e Korçës, ne, si poetë nga Tetova u pritëm nga Kryetari i klubit të poetëve “Bota e re” z. Eris Rusi, në ambientet e muzeut të shtëpisë “Shkolla e parë shqipe”, ku edhe u realizua ora e letrare “Korça për Tetovën”. Pas një minutë heshtjeje, poetët prezent, recituan poezitë e tyre dhe, më pas mes Kryetarit të klubit letrar “Bota e re” dhe Kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi, për manifestime të më tejshme kulturore e poetike, mes dy odeoneve poetike – Korçare e Tetovare.Pas manifestimit letrarë në Korçë, rrugëtuam drejtë qytetit të poezisë – Pogradecit, ku u pritëm nga përfaqësuesi i Bashkësisë së Pogradecit z. Andi Kosta, për t’i nderuar dy kolosët e letrave shqipe Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin e, në shenjë respekti për veprimtarinë e tyre letrare e kombëtare, Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, vendosi lule para dy busteve, që dëshmojnë se poetët në fjalë, nuk vdesin kurrë, por, gjithmonë do të jenë mes popullit të tyre e më gjerë, njëjtë si Odeoni i Poezisë, që kurrë nuk fashitet mes njerëzve të planetit Tokë.Kështu që, unë si Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, u jam mirënjohëse poetëve e poeteshave të pranishëm në orën letrare “ Korça për Tetovën”, e në veçanti z. Eris Rusi për organizimin dhe mikpritjen si dhe, z. Andi Kosta për mikpritjen në Pogradec, duke mos harruar se edhe anëtarët dhe poetët tjerë nga Tetova u janë mirënjohës, për këtë mikpritje nga dy qytetet, që lan emër në kulturën dhe historinë shqiptare, si në aspektin e qëndresës, po ashtu edhe në atë të shkollimit e të kulturës shqiptarë e, në veçanti me poezinë e tyre, që ja ka zili çdo poet apo lexues që në shpirt i flenë poezia.

Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” – TetovëBehare Shabani – Neziri