Mbi 300 shofer janë dënuar për tejkalim të shpejtësisë

“Nga gjithsej 328 shoferë, 18 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e lejuar, dhe tre automjete janë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësie e kaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prej 328 vozitësve të sanksionuar, 159 kanë thyer rregullat e shpejtësisë në zona të banuara, kurse 169 jashtë zonave të banuara.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.