Nesër skadon afati për vërtetimin e emrave për kryetarë të komunave dhe këshilltarë

Nesër skadon afati në të cilin Komisionit Zgjedhore Komunal (KZK) duhet t’i dorëzojë te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat e vërtetuara të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

KZK-ja i dorëzon listat e kandidatëve edhe deri te KSHZ-ja për shkak të vërtetimit të radhës në listën e vetme të kandidatëve. Lista e kandidatit për kryetar komune, gjegjësisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit, të cilat janë dorëzuar nga i njëjti parashtrues marrin numër rendor të njëjtë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit. Radhitjen e kandidatëve në listën e kandidatëve, KSHZ, e konfirmon me short dhe ai numër është i njëjti në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit. Në komunë, gjithashtu Qytetin e Shkupit, ku nuk do të ketë përfaqësues, numri adekuat i bartësit të listës do të hiqet dhe në vend të tij do të shënohet numri rendor i bartësit tjetër pa lënë vend të lirë. Listat e kandidatëve të propozuar nga koalicioni i udhëhequr nga një parti e njëjtë politike, pa dallim të numrit të partive politike në koalicionin në komuna të ndryshme, gjegjësisht Qyteti i Shkupit, kanë numër rendor të njëjtë.